Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të enjten do të mbyllet përkohësisht një segment i rrugës Prishtinë-Pejë, meqë do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.
Ndërprerja e qarkullimit do të bëhet nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
“Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës!”, thuhet në njoftim.