Altin Dumani vetë-deklarohet i varfër! Kush duhet ta hetojë për fshehje pasurie?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.12.2024, 13:35

Në të gjithë tymnajën e ditëve të fundit në aktualitetin shqiptar, integriteti “i pacënueshëm” i SPAK u shkërmoq në sytë e publikut në momentin kur u bë publik ekskluzivisht në JOQ skandali i “vrasësit të dytë të Martin Canit”, emri i të cilit u zhduk e u kamuflua nga të gjitha strukturat shtetërore nisur nga Prokuroria e Policia e Shtetit.

Emri i Kledion Bejkaj i biri i hetuesit të BKH Maks Bejkaj dhe Nevila Bejkajt, Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës në SPAK, u vu nën protektivin e Duamanit të SPAK dhe avulloi, pavarësisht se i plagosuri me thikë Luis Meçe dhe i ati, publikisht denoncuan se ai ishte autor krah Mario Prelleshajt në momentin e vrasjes të 14-vjeçarit.

Siç thotë edhe populli “peshku qelbet nga koka”, e kështu edhe hetimet pasurore me bujë mediatike në shërbim të interesit publik e syrit amerikan, të disa figurave në politikë nga ana e SPAK, duhet ta kenë pikënisjen fillimisht nga brenda institucionit, në karrigen kryesore. Por pyetja që bie është se kush do hetojë kë?!

Vënia në qendër të vëmendjes mediatike me skemën se “i miri po lufton të keqin” e “i drejti po fiton ndaj të korruptuarit” automatikisht rrëmben simpatinë e publikut naiv duke përdorur ideologjinë e “superheroit”. Në këtë lloj forme, për këtë figurë krijohet një formë idealizimi në publik se është i paprekshëm e “i pandotur”.

Por çfarë fshihet pas personazhit të pacënueshëm të “veglës së Rilindjes” që po shitet në publik si luftëtari i korrupsionit shqiptar, do cilësonte Tigër Ahmetaj dhe jo pa arsye.

Kreu i SPAK i cili ka rritur betin e gjobave të kamufluar si të ndershëm në shërbim të drejtësisë, nën shërbimin e Edi Ramës, ka sulmuar këdo që i shëmbëllen kërcënim këtij të fundit. Ironik është fakti se pse në lupën e SPAK nuk kanë qenë ndonjëherë ministrat aktualë joambiciozë të Ramës… por me shumë mundësi këta të fundit kanë vjedhur me bekimin e Atit dhe pas rrëfimit të tufave të parave tek i madhi u janë falur mëkatet e korrupsionit.

Dhe këtu rikujtojmë sërish deklaratat e Ahmetajt i cili, të qenurit i pari që iu arratis së “bërit kurban”, çorri nga arratia skemën SPAK-Rilindje.

Sa për t’iu rikthyer hetimeve pasurore të SPAK poshtë dyshekëve të politikanëve, Dumani nën emrin e kujt i ka fshehur asetet e veta?! Pasi në deklaratat pasurore të aksueshme rezulton në nevojë për të hapur GoFundMe, pasi duket se pazaret e ndara me Rilindjen janë groposur thellë.

Deklaratat e shkuara të pasurisë së Dumanit, zbulojnë një profil të pasurive të investuara kryesisht në pasuri të paluajtshme dhe të ardhura të larmishme me deklarime në minimalen e tyre. Megjithatë ende nuk është e qartë se si ka ndryshuar pasuria e tij ndër vite.

Dumani dhe bashkëshortja e tij, pedagoge, kanë krijuar një burim të qëndrueshëm financiar falë të ardhurave nga qiraja e apartamenteve në Tiranë.

Të dhënat e kaluara tregojnë gjithashtu përfshirjen në kontrata qiraje me qytetarë dhe shtetas të huaj.

Deklarimi i pasurisë ngre pyetje mbi raportin e të ardhurave të tij të ulëta me kostot e larta të jetesës dhe investimeve, në një kohë kur SPAK thotë se po fokusohet në luftën ndaj korrupsionit të politikanëve.

Sipas deklaratës së pasurisë, Dumani rezulton pronar i një Golfi 3 milion lekë të blerë me kursime familjare.

Bashkëshortja e Dumanit rezulton e varfër ashtu si bashkëshorti i saj dhe mbahet vetëm nga pagat si pedagoge.

Kursimet e çiftit nuk i kalojnë 5 milionë lekët e deklaruara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit