“Gërvalla e Peci ndjekin interesat personale”, thellohen përçarjet në Listën Guxo

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.12.2024, 12:36

Dega e Partisë GUXO – Ferizaj, ka vendosur që ta pushojë gjithë aktivitetin e saj politik me të gjitha strukturat e saja në zgjedhjet nacionale të vitit 2025. Si arsye kryesore për këtë vendim u bënë përçarjet në Listën Guxo.

“Në mbledhjen e mbajtur më 09.12.2024 të Kryesisë së Partisë GUXO – Dega Ferizaj, u diskutua cështja e zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit 2025 dhe përfaqësimi ynë në garë me kandidatë të mundshëm për deputetë, duke pasur parasyshë që jemi ndër degët më të organizuara të Partisë GUXO në nivel nacional, e cila degë në nivel qëndror përfaqësohet me 2 deputetë dhe me dy asambleiste në Kuvendin Komunal – Ferizaj, duke shpërfaqur potencial votash të cilën nuk e ka pasur asnjë degë e Partisë GUXO në nivel shteti”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e kësaj dege të Listës Guxo thuhet se Donika Gërvalla dhe Faton Peci, kanë vendosur të ndjekin interesat personale.

“Ndjekja e interesave puro personale të dy Bashkëkryetarëve, znj. Donika Gërvalla dhe z. Faton Peci dhe anashkalimi i interesave të partisë, gjë e cila e ka dëmtuar dhe po e dëmton ekzistencën, qëndrueshmërinë dhe përfaqësimin e interesave të përbashkëta të anëtarësisë, duke cenuar dhe vazhdueshmërinë e saj. Mosrespektimi i propozimit të Këshillit të Përgjithshëm që të mbajmë e të ruajmë identitetin tonë politikë në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025. Shkelja dhe përbaltosja e maksimës dhe motos tonë që: “E Ardhmja u Takon Atyre që Guxojnë”! Shkeljet hierarkike partiake. Mbyllja totale dhe mungesa e komunikimit me strukturat partiake”, shkruhet në postimin e publikuar në “Facebook”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit