Në shkurt të këtij viti, gjimnazi "Haredin Beqari", Selenicë hapi dyert për nxënësit pasi në 2022 iu nënshtrua rikontruksionit dhe qëndroi i mbyllur dy vite.
Për rikonstruksionin e këtij gjimnazi, bashkia Selenicë ofroi 60 milionë lekë me TVSH për tre firmat fituese "BOE BOSHNJAKU. B &MF INVEST GROUP &BAJRAMI N".
Por pavarësisht parave të shpenzuara, gjendja e shkollës, tani që jemi në dimër dhe ende nuk është bërë viti nga rikonstruksioni, lë shumë për të dëshiruar.
Nxënës të këtij gjimnazi kanë treguar për JOQ ALBANIA se tualetet janë mykur e dëmtuar nga lagështira. Ata thonë se tavani mund të bjerë nga momenti në moment pasi lagështira ka pushtuar çdo cep të tij.
Nxënësit janë të shqetësuar për gjendjen e shkollës pasi as një vit nuk është bërë që nga rregullimi i saj.
Denoncimi i nxënësve:
Kushtet e shoklles hajredin beqari ne selenic t vlores jan ekstrem na bje tavani mbi kok Shkolla nje vit ka qe esht regulluar, Ne shkurt jemi futur ne shkolle