NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pije

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.12.2024, 11:45

Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pije, tregojnë rezultatet e analizave të kryera nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga data 2 dhjetor deri më 6 dhjetor 2024 ka marrë 204 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 204 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 50 stacione matëse në Qytetin e Shkupit”.

“Sipas rezultateve të fituara të hulumtimit të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren e kërkesave për siguri dhe cilësi të ujit për pije (Gazeta zyrtare e RMV-së, nr. 183/18)”, thuhet në kumtesën e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit