Portali qeveritar e-Albania ku thuhet se mund të kryhen të gjitha shërbimet nga administrata shtetërore dhe që për mirëmbajtjen e të cilit shpenzohen miliarda lekë, nuk punon ashtu siç duhet dhe reklamohet.
Pothuajse çdo ditë në redaksinë e JOQ ALBANIA mbërrijnë denoncime të shumta për problematikat që nxjerr ky portal.
Së fundmi një qytetar ka denoncuar problemet e vazhdueshme me regjistrimin/hyrjen në portal dhe nxjerrjen e dokumenteve. Ai thotë se prej më shumë se 1 muaji portali nuk punon dhe regjistrimet mund të kryhen vetëm nëse je me fat dhe kap portalin kur ka dy minutëshin e funksionimit.
Përveç kësaj ai denoncon edhe shkarkimin e dokumenteve dhe dhe ngarkimin e tyre në sistem. Ai ka tentuar me dhjetëra herë të marrë shërbimet e dixhitalizuara që reklamohen nga kryeministri, por më kot.
Ky rast, por edhe tjerat që denoncohen vazhdimisht nga shqiptarët tregojnë se sa lehtë hidhen milionat e taksave të popullit nga Karcanaj për oligrakët dhe sërish sistemi nuk funksionon. Ndërkohë që vlen të thuhet se pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme për problemet me sistemin e e-Albania, qeveria dhe AKSHI që ka për detyrë mirëmbajtjen e këtij portali, nuk kanë bërë asnjë përmirësim.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje,ka me shume se 1 muaj qe portali i famshem e-albania nuk punon si duhet. 1 nuk kryhem regjistrime vetem nese je me fat qe ta kapesh ne ndonje momente te dites duke punuar. 2 nuk arrin dot te shkarkosh dokumenta ose te besh kerkesa per te ngarkuar dokumenta. Jua dergova edhe tani qe e berem prove Se po tentojme te marrim sherbim
