Dy të mitur kanë marrë 21 pako me princ kafe në një market, vlera e të cilave sillet rreth 167 euro.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:18 në rrugën “C”, në Prishtinë.
Tutje thuhet se të miturit kanë ikur nga marketi pa e kryer pagesën, dhe të njëjtit janë arrestuar.
“Është raportuar se dy persona të panjohur të mitur në një market i kanë marr 21 pako me princ kafe vlera e të cilave sillet rreth 167.70€ dhe kanë ikur pa bërë pagesën . Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raport.