Artan Grubi ka reaguar në lidhje me përfshirjen e tij në listën e zezë amerikane.
Ai shkruan se do të angazhohet me miqtë ndërkombëtar që zë zbardh këtë rast.
“Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit.
Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht.
Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje”, shkruan Grubi në profilin e tij në Facebook.
“Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike, shton ai, do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim” u shpreh Grubi.