Gërvalla: Serbia nuk është Rusi, por e kopjon në raport me Kosovën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.12.2024, 08:50

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla foli për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, ku tha se Serbia nuk është Rusia, por e kopjon në raport me Kosovën. Gërvalla ka theksuar se nuk ka arsye pse Serbia duhet të dëgjohet dhe që Serbia tenton të përzejë Kosovën nga tavolina.

“Ata nuk e përballojnë dot praninë e Kosovës. Është Serbia ajo që nuk na përgjigjet dot me argumente. Mendoj zhgënjimet nuk janë nxjerrë nga trajtimi i Rusisë, ku shohim edhe Ukrainën në një luftë të tmerrshme. Serbia nuk është Rusi, por e kopjon Rusinë në raport me Kosovën. Evropa duhet të zgjohet nga iluzioni që me ledhatime të autokratëve do mund të afrohemi me Evropën.”, ka theksuar ndër të tjera Gërvalla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit