Zjarr i madh në Vizbeg të Shkupit, digjen katër kamionë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.12.2024, 08:48

Sonte në zonën idustriale në Vizbeg ka shpërthyer një zjarr i madhe e ku janë djegur 4 kamionë. Tani për tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Ekipet e zjarrfiksve kanë intervenuar menjëherë duke lokalizuar zjarrin plotësisht, transmeton “TV21”.

Ndërkaq, nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se “në numrin 112 në QMK ka pasur njoftim në ora 21:14 për zjarr në kompaninë “Atlantic” në lagjen Vizbegë.

Sipas informacioneve bëhet fjalë për dy kamionë, por sipas njoftimit të telefeonuesit rrezikon të përfshihen edhe kamionë të tjerë. Në anën e kundërt të rrugës është pompa e benzinës Hib Petrol. Për situatën menjëherë janë njoftuar ekipet e zjarrfiksve të Qytetit të Shkupit dhe MPB”, thonë nga QMK.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit