Është arrestuar një person në Prizren nën dyshimin për përfshirjen në veprën penale “Fajde” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Në njoftimin e policisë thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim me Drejtorin për Hetimin e Krimeve të Renda pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë realizuar një operacionit policor për arrestimin e të dyshuarit.
“Prizren, 10 dhjetor 2024
Me datën 09.12 2024, Sektorin Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim me Drejtorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë realizuar një operacionit policor për arrestimin e të dyshuarit F.Sh. (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar) me dyshimin për përfshirjen e të njëjtit në veprën penale “Fajde” nga neni 331 dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 të KPRK-së.
Gjatë operacionit është kontrolluar edhe shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit me ç’rast janë sekuestruar dëshmi që kenë lidhje me rastin.
Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.