Një qytetar ka denoncuar një akt të turpshëm që ka ndodhur në Aeroportin e Bolognës, ku prindërit e tij të moshuar u bënë viktima të një plaçkitjeje të pabesueshme nga një burrë shqiptar që u vetëofrua për t'i ndihmuar.
Sipas denoncuesit, incidenti ndodhi teksa prindërit e tij, babai invalid me asistencë dhe nëna shoqëruese, po udhëtonin drejt Tiranës me një fluturim të kompanisë Ryanair në orën 16:15. Përpara se të hipnin në avion, një burrë rreth të 45-ave i është ofruar ndihmë nënës së tij, e cila pa të keq ia ka besuar çantën e dorës.
Por, sipas qytetarit, burri ka boshatisur çantën duke marrë para, sende me vlerë, ilaçet dhe aparatin për matjen e diabetit të babait të tij, një pajisje jetike që përdorte katër herë në ditë.
Qytetari shpreh zemërimin e tij dhe kërkon drejtësi për këtë veprim të shëmtuar: "Si mund të bësh një akt të tillë ndaj dy të moshuarve? Mendo sikur dikush t'ua bënte këtë prindërve të tu! Turp për ty, o njeri i dobët. Nuk bëhesh i pasur duke grabitur dy të moshuar."
Mesazhi i plotë i qytetarit:
"Pershendetje JOQ,doja te beja nje denoncim me nje rast qe me ndodhi dje ne aeroportin ne Bologna. Nisa prinderit ne moshe te thyer nga aereoporti i bolognes me ryanair ne ore oren 16:15 per ne Tirane , babai eshte invalid dhe Ishte me asistence dhe nena shoqeruese. Nje zotri shqiptar rreth 45 vjec pak a shume i eshte ofruar per ndihme mamase dhe ajo pa te keq I ka dhene canten e dores,por zotria ja ka boshatisur me lezet te gjitha cfare ka pasur,por mire sé ka mare leke edhe gjera te tjera me vlere I ka mare edhe aparatin e diabetit te babait qe i sherben 4 here ne dite per gjilperat qe ben nga diabeti,beje publike ne Qofte se mundesh qe ti vije turp nga vetja se cfare monstre eshte ,mendoje si tja beje njeri prinderve te tu,turp per tyve o njeri i dobet nuk behesh i pasur te grabisesh dy te moshuar. Ndodhi dje ne Bologna kur para se te vinin per Rinas, kur po’ hipnin ne avjon. I eshte ofruar per ndihme per i ka vjedhur, ishte nje burre i gjate me kapele. I kishte shoqeruar gjoja per ndihme pastaj lart i vodhi dhe i humbi nga syte,mamaja eshte 70 vjece dhe si ka dhen rensi,kur ka kontrolluar canten ne Rinas e kuptoj qe ishte e vjedhur bashke me te gjitha ilacet dhe leket."
Nëse dikush ka qenë dëshmitar i këtij incidenti ose ka informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e personit në fjalë, ju lutemi të kontaktoni JOQ Albania ose autoritetet përkatëse. Ky është një akt që nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet në asnjë rrethanë.