Vdes në QSUT i dënuari për kundërshtim të punonjësit të policisë, s’dihet shkaku

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.12.2024, 21:50

Një i dënuar ka ndërruar jetë ditën e sotme në QSUT.

Raportohet se bëhet me dije për 73-vjeçarin nga Berati, Namik Paja", i cili ishte dënuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme thuhet se Paja vuante nga disa probleme shëndetësore, por shkaku konkret i vdekjes ende nuk është bërë me dije.

Njoftim i plotë:

Sot, më datë 9 dhjetor 2024, në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ka ndërruar jetë shtetasi Namik Bexhet Paja, lindur më 5 janar 1951, banues në Berat. Ky shtetas ishte i dënuar me vendim gjykate për masën “shtrim i përkohshëm” për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” (neni 236/2 i Kodit Penal).

Paja vuante nga disa probleme serioze shëndetësore, përfshirë:

– Çrregullim Bipolar Tip 1

– Insufiçiencë kardiake dhe Sindrom Iskemik i Zemrës

– Hipertension arterial (stad II-III)

– Çrregullime psikotike

– Hernje umbilikale e diagnostikuar më herët.

Gjatë qëndrimit të tij në institucion, shtetasi Paja është shtruar tri herë në Qendrën Shëndetësore të Burgut dhe është trajtuar me mjekimin e duhur për gjendjen e tij shëndetësore.

Ngjarja është raportuar menjëherë tek organet kompetente, përfshirë Prokurorinë, SHKBB dhe Policinë e Shtetit, të cilat po kryejnë veprimet procedurale në përputhje me ligjin.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngushëllon familjen për humbjen e njeriut të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit