Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar nga Elbasani që kërkon ndihmë për të bërë varrin për nënën e tij të ndjerë.
Ernild Çekrezi, i cili jeton në kushte të rënda ekonomike, nuk ka mundësi financiare të mbulojë shpenzimet për varrin e nënës.
"Mami im, me 25 janar, bën një vit që ka vdekur dhe nuk kam mundësi t’i bëj varrin. Kushton 700 mijë lekë dhe nuk kam asgjë për ta realizuar. Ju lutem shumë, vendosni dorën në zemër dhe më ndihmoni. Më dhemb shpirti që nuk mund t’i jap nderimin e duhur," shkruan ai në mesazhin e tij prekës.
Ernildi jeton në një banesë të vjetër e të dëmtuar nga tërmeti, ku përveç shiut që futet brenda, ka edhe zvarranikë e insekte. I diagnostikuar me autizëm dhe duke u përballur me varfëri të tejskajshme, ai ka treguar për JOQ Albania se për vite me radhë ka luftuar për mbijetesë dhe për t’u kujdesur për nënën e tij, e cila ishte e paralizuar dhe kishte nevojë për trajtim të vazhdueshëm mjekësor.
Sot, Ernildi është përballë një sfide të re: nderimi i fundit për nënën e tij. Ai bën thirrje për ndihmë, duke u lutur që shqiptarët ta mbështesin në këtë moment të vështirë.
Për ata që duan të ndihmojnë Ernildin, mund të kontaktojnë në numrin e tij të telefonit: +355695168802 ose të dhurojnë në llogarinë e tij bankare të cilën e gjeni më poshtë: