Një 78-vjeçar ka humbur jetën në spital si pasojë e një aksidenti fatal në Dimal të Shqipërisë.
Ngjarja ndodhi mbasditen e djeshme, ku qytetari me inicialet A. T., 33 vjeç, banues në Dimal, teksa po drejtonte mjetin e tij tip “Hyundaj”, u përplas me mjetin tip “Seat”, me drejtues qytetarin me inicialet A. G., 41 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal.
Si pasojë e përplasjes u dëmtua dhe ndërroi jetë në spital shtetasi S. G., 78 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal, i cili ishte pasagjer në mjetin tip “Seat”.