Diaspora është vlerësuar si një nga aktorët kyç me ndikim në zhvillimin ekonomiko e social të Kosovës ndër vite.
Kështu u tha në ceremoninë e hapjes së edicionit të dytë të forumit “Ulpiana në Prishtinë. Po ashtu u theksua se bashkatdhetarët janë donatorët më të mëdhenj që nga viti 1999 veçanërisht nga Gjermania e SHBA-ja.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti u shpreh se një nga nismat kryesore është zbatimi i dialogut me diasporën. Sipas Kurtit, kjo nismë do të forcoj lidhjet mes Kosovës dhe diasporës globale.
“Ky është krijuar për të shfrytëzuar kapitalin e madh të diasporës. Në gjithë botën grupet janë bërë bashkë për një identitet të përbashkët. Shpërblimi jonë për këtë nuk është thjesht njohja për ta, por edhe angazhimi si një person mund të ketë veç një vend. Ky forum kërkon të institucionalizoj rolin e gjatë të diasporës. Kjo bisedë po ndodh në një kohë të rëndësishme kur ngjarjet politike ndikojnë edhe në jetën e diasporës dhe gjithë njerëzve. Një nga nismat kryesore është zbatimi i dialogut me diasporën i cili ka parë që janë bëre 200 takime ne të gjithë botën. Kjo nismë do të forcoj lidhjet mes Kosovës dhe diasporës globale”, u shpreh Kurti.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla theksoi se si institucione duhet të investojnë vazhdimisht për njerëzit e Kosovës në diasporë.
“Ne kemi të rinj dhe nga komunitet biznesit që kanë emigruar dhe që janë duke u kthyer, kemi lloj-lloj qytetarësh që kanë të drejta dhe ne kujdesemi për ta. Prandaj, ne duhet të investojmë vazhdimisht për njerëzit tanë në diasporë. Vendi jonë është me fat që ka një diasporë të angazhuar me lidhje unike me vetëlindjen e tyre. Donatorët më të mëdhenj të Kosovës nga viti 1999 janë Gjermania dhe SHBA-të”, tha Gërvalla.
Ky forum, paraqet rolin e Prishtinës si një qendër globale për diasporën.