Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga tendat e Frontit Europian në mbrojtje të gjuhës shqipe tha se Gjykata Kushtetuese duhet ta hedhë poshtë debatin për 13 nenet dhe tentimet për të cunguar gjuhën shqipe, ose përndryshe qetësi nuk do të ketë.
Ahmeti tha se ne duam demokraci, ne duam që vendi ynë të jetë gjithmonë në progres dhe sa më afër integrimit evropian.
“Në këto momente jo aq të mira për ne, neve po na rrezikohet diçka e shenjtë e fituar me gjak nëpër shekuj, gjuha jonë. Do doja nga ky shesh ti drejtohem Hristijan Mickoskit.
Ne duam paqen, ne duam demokraci, ne duam liri, e duam për të gjithë, ne duam që vendi ynë të jetë gjithnjë e më tepër në progres dhe sa më afër BE-së, e jo të veprojmë në institucione për të dëmtuar një gjuhë e cila është zyrtare dhe e dalë nga një process dialogues.
Këta tanët çdo ditë i ndërrojnë qëndrimet, unë e di se sa trimëri kanë. Gjykata le të vendos drejtë, ndryshe qetësi nuk ka”, tha Ahmeti.
Ai i tha kryeministrin Hristijan Mickoski thonë se lufta u ndërpre me një kompromis që palët nuk i kënaq, por kompromiset janë në të mirë tuaj dhe tonin, ndaj siç tha Ahmeti, duhet të respektohet Marrëveshja e Ohrit dhe mos prekni në palcën e shqiptarëve.