Dhunoi dhe kanosi partneren në sy të vajzës së mitur, arrestohet shqiptari në Itali

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.12.2024, 18:44

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur partneren e tij.

Shqiptari ka kërcënuar, fyer dhe goditur disa herë partneren e tij në sy të vajzës së saj të mitur, pasi gruaja kishte vendosur të ndahej nga 40-vjeçari.

Menjëherë pas incidentit, e reja ka njoftuar policinë. Materialet kanë kaluar në prokurori për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit