Kokainë me vlerë 270 mijë euro, arrestohet djali i Ad Sybardhit dhe shoku i tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.12.2024, 13:06

Dy të rinj janë arrestuar së fundmi në Tiranë pasi u kapën me 1 kg e 50 gramë kokainë, vlera e së cilës në treg mund të arrinte deri në 270 mijë euro.

Të arrestuarit Klajdi Serjani, 24 vjeç dhe Euxhenjo Manushi, 20 vjeç, u ndaluan pas një hetimi të gjatë prej 6 muajsh, duke përfshirë ndjekje dhe përgjime.

Klajdi Serjani është i njohur edhe për lidhjet e tij familjare, pasi është nipi i Pajtim Serjanit, një personazh i njohur i lidhur me aktivitete të paligjshme dhe i dënuar më parë për gjobëvënie. Pajtim Serjani ka shpëtuar një atentat në vitin 2015 dhe është mik i njohur i Emiljano Shullazit.

Nga ana tjetër Euxhenjo Manushi është djali i muzikantit Adriano Manushi, i cili reklamon në rrjetet sociale fitimet nga dasmat shqiptare. Ky i fundit pas arrestimit të djalit ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shkruan: "Xhenjo Manushi Allahu të begatoftë shpirti babit".

Arrestimi i dy të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e 8 dhjetorit, kur ishin duke lëvizur me një makinë luksoze në rrugën "Kastriotët".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit