Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një denoncim për shërbimin postar Albanian Courier, ku një qytetar nga Vlora shprehet i indinjuar për vonesën dhe mungesën e komunikimit nga ana e kësaj kompanie.
Sipas qytetarit, porosia e tij ka mbërritur në Tiranë që më datë 29 nëntor, por pas më shumë se një jave ende nuk është dorëzuar në destinacionin e saj në Vlorë. Për më tepër, ai shprehet se ka tentuar të kontaktojë me shërbimin postar përmes telefonatave dhe mesazheve, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
“Përshëndetje JOQ! Doja të bëja një ankesë në lidhje me postën Albanian Courier. Më ka ardhur porosia nga jashtë që në datën 29 nëntor në Tiranë dhe ka kaluar mbi një javë dhe akoma s’ka ardhur në Vlorë. Nuk kam marrë asnjë telefonatë dhe nuk përgjigjen as në mesazhe. Në telefon nuk bëhet fjalë fare, dhe kur shkova te pika e tyre në Vlorë, më thanë që vetëm Tirana mund të ndihmojë,” shkruan qytetari.
Ai e përfundon mesazhin duke shprehur zhgënjimin e tij me shërbimin dhe mungesën e përgjegjësisë nga Albanian Courier, kompani në pronësi të oligarkut Edmond Leka.