Një qytetare ka vendosur të bëjë një gjest human për personat që kanë bërë kolostomi, e cila është një procedurë kirurgjikale ku krijohet një hapje në bark për të devijuar mbetjet e ushqimit nga zorra e trashë.
Ajo dëshiron të dhurojë disa mjete ndihmëse, duke përfshirë ngjitëse për qeset e stomës, të cilat ndihmojnë në qëndrueshmërinë e tyre dhe kanë kosto të lartë.
Në mesazhin e saj drejtuar redaksisë së JOQ Albania, qytetarja shprehet:
“Përshëndetje JOQ! Doja të dhuroja disa mjete ndihmëse për personat që kanë bërë kolostomi (operacion zorrë e trashë dhe janë me qese). Im atë ka ndërruar jetë dhe më kanë mbetur disa mjete që i blija me shumicë jashtë shtetit. Besoj se dikujt do t’i bëjnë shumë punë. Kam 4 kuti të tilla dhe disa suplemente me skadencë të largët”.
Ajo thotë se e kupton nga përvoja personale vështirësitë që hasin këta persona dhe dëshiron me gjithë zemër të ndihmojë dikë që ndodhet në të njëjtin pozicion ku ka qenë ajo vetë.
Për ata që janë të interesuar, ju mund të na kontaktoni dhe ne do t’ju lidhim me qytetaren e cila është e gatshme t’ju ndihmojë.