“Më goditën me pistoletë”, 40-vjeçari paraqitet në spital me fraktura të rënda

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.12.2024, 17:07

Një 40-vjeçar, Sejdin Karaj, është paraqitur këtë të dielë në Qendrën Shëndetësore Klos me fraktura të rënda në kokë dhe trup. Ai pretendon se është dhunuar nga tre persona të maskuar, të cilët, sipas tij, kanë përdorur armë gjatë sulmit.

Karaj ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk njeh autorët e sulmit. “Ishin të tre me pistoleta, më kanë goditur me qyta të pistoletës. Nuk i njoh. Më sulën papritur dhe kur tentova të mbrohesha, ata vazhduan të më godisnin,” tha ai.

Policia e Klosit po heton rastin dhe ka nisur dokumentimin e ngjarjes për të sqaruar detajet e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit