Një person i njohur si “Kleo i Freskut” është marrë në pyetje si i dyshuar për vrasjen e Klaudio Prendit, 2 javë pas ngjarjes së ndodhur në Xhamllik.
I riu ka mohuar pretendimet e ngritura nga policia si autor të dyshuar, por i është marrë aparati celular ku të dhënat që do të nxirren po shikohen me interes nga autoritetet.
Avokati i tij mbrojtēs ka deklaruar se pavarësisht aludimeve pesonazhi i quajtur Kleo i Freskut nuk ka lidhje me ngjarjen.
‘’Atë ditë, klienti im, ‘’Kleo i Freskut’ ka qenë në një intinerar rruge dhe kohe që nuk korrespondojnë me ngjarjen në fjalë që është bërë atë natë pranë zonës së Xhamllikut’’.
Sipas tij Klaudio Prendi para vrasjes ka pasur një bisedë më personin e dyshuar dhe të indentifikuar si Kleo ku kishte të bënte më një shumë prej 7,600 euro të ardhura këto nga aktiviteti i lojrave të fatit.
‘’Një shoku i tyre i ka thënë që ka fituar një lloto prej 7600 euro. Në këtë shumë që është fituar nuk i është dhënë nga personi në fjalë. Ka pasur biseda për t’ja kthyer këtë shumë. Kjo në fillim nuk është konfirmuar nga i ndjeri, i ka thënë që nuk kam lidhje me këtë faqe. Më pas i është thënë që na i kthe këto para sepse i duhen shokut tënd’’, tha ai.
Policia ka dyshime se për vrasjen e tij është angazhuar një grup kriminal pasi 28-vjeçari Prendi ka qenë në monitorim nga autorët deri sa kanë gjetur hapsirë për vrasjen e tij.
28-vjeçari mori të paktën 5 plumba në trup, dy prej tyre në kokë dhe gjoks që ishin fatale. Shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali dhe e kanë nisur Prendin drejt spitalit të Traumës, por ai nuk u mbijetoi dot plagëve.