Mickoski: Qytetarët të jenë të qetë, të mërkurën nuk do të ndodh asgjë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.12.2024, 14:55

“Të mërkurën nuk do të ndodhë asgjë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në një konferencë për media sot në Qeveri, i pyetur për seancën e Gjykatës Kushtetuese më 11 dhjetor lidhur me Ligjin për gjuhët.

Ai ka akuzuar se BDI po krijon qëllimisht përçarje dhe tensione etnike.

“Ne jemi duke folur me VLEN-in, kjo është një procedurë në vazhdim. Kemi një situatë ku askush nuk mund të ndërhyjë tani në Gjykatën Kushtetuese, sepse parimi përfundoi më 8 maj. E vetmja temë me të cilën BDI është prezente në publik është të bëjë ndarje në baza etnike, trajtojnë vetëm çështje etnike, nuk mund të imponojnë një temë apo të tërheqin njerëz që do t’i mbështesin. Ata u përpoqën me agjendën e tyre të gjelbër, por dështuan”, tha Mickoski dhe vazhdoi.

“Ka dy gjëra. E para është ndarja e qytetarëve dhe kjo u pa qartë nga koalicioni i VLEN-it, ku përfaqësues të lartë të BDI-së janë fotografuar me banditë dhe ata që dogjën flamurin kombëtar. Dhe nga informacionet që disponon Ministria e Brendshme, kjo konfirmohet. Teza e dytë është se edhe ata e dinë mirë, sepse BDI ka 20 vjet që emëron gjyqtarë kushtetues, madje e dinë që asgjë nuk do të ndodhë të mërkurën. Dhe tani do të dalin publikisht dhe do të thonë, këtu po bënim presion, prandaj nuk ndodhi asgjë. Asgjë nuk do të ndodhë të mërkurën, ka procedura, seanca përgatitore e kështu me radhë, por përsëri abuzojnë me shqiptarët, maqedonasit dhe i ngacmojnë duke u përpjekur të përçajnë dhe duke u përpjekur të tërheqin vëmendjen. Prandaj, kërkoj nga të gjithë qytetarët që të jenë të qetë. Ky është një grup i izoluar ish-zyrtarësh të lartë të qeverisë, të cilët kanë dyshime të arsyeshme për kriminalitet masiv që së shpejti do të fillojë të zbardhet. Sado të ashpër të jenë e sa të luftojnë, ne do t’i mposhtim, si shërbëtorët, ashtu edhe këta të tjerët. Publiku duhet ta zbulojë të vërtetën e vërtetë, e cila fshihet pas kësaj ndjekjeje të këtyre profiterëve politikë”, tha Mickoski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit