Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarari (AUV) kanë vazhduar të bëjnë kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese edhe këtë javë, krahas atyre të rregullta.
Gjatë kësaj jave me inspektime janë përfshirë 38 kuzhina në çerdhe private në tërë territorin e Maqedonisë.
Me kontrollet e bëra u konstatua se 11 nga kuzhinat e kontrolluara nuk janë të regjistruara në AUV si operatorë ushqimor, për të cilat janë lëshuar urdhra për regjistrim të menjëhershëm dhe janë shqiptuar gjoba.
U konstatua se 4 nga kuzhinat e kopshteve private nuk respektonin kërkesat higjienike që i referohen procedurave të pazbatuara të praktikës së mirë higjienike dhe një operator ushqimor nuk ka kryer kontroll të detyrueshëm shëndetësor të punonjësve në kuzhina.
Për mënjanimin e mospërputhjeve të konstatuara janë shqiptuar 14 vendime me urdhër, si dhe janë shqiptuar 13 gjoba.
Me kontrollet emergjente në këtë lloj operatori ushqimor nuk është konstatuar ushqim i pasigurt.