“Sot do të jetë një ditë e shkëlqyer”, psikiatri tregon ‘efektin çudibërës’ nëse thoni këtë fjali çdo mëngjes

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.12.2024, 22:20

I ftohti i dimrit t dhe ditët me mot të lagësht e të zymtë mund të ndikojnë negativisht në humorin tonë. Megjithatë, një psikiatër nga SHBA, i cili gjithashtu ndan këshilla praktike në TikTok, ka sugjeruar një mënyrë të thjeshtë për ta nisur ditën me një mendësi pozitive.

Dr. Daniel Amen, psikiatër dhe neurolog, ka zbuluar një fjali që mund ta përdorni çdo mëngjes për të krijuar një fillim pozitiv të ditës. Sipas tij, sapo zgjoheni, duhet të shtriheni, të zgjasni krahët dhe t’i thoni vetes: “Sot do të jetë një ditë e shkëlqyer.”

Dr. Amen shpjegon se kjo frazë ndihmon në orientimin e mendjes tuaj drejt një qasjeje më pozitive ndaj ditës. "Kur e thoni këtë, nënndërgjegjja juaj fillon të kërkojë gjëra për të cilat mund të gëzoheni gjatë ditës," shpjegon ai.

Ai thekson se njerëzit me mendësi negative shpesh kanë më pak aktivitet në korteksin parafrontal të trurit, një zonë që lidhet me vendimmarrjen dhe sjelljen pozitive. Kjo është arsyeja pse një qasje pozitive, sado e thjeshtë të duket, mund të sjellë ndryshim.

Disa komentues në TikTok kanë shprehur skepticizëm, duke pyetur nëse ka ndonjë vlerë nëse personi që e thotë nuk e beson vërtet ose nëse mund të ndodhë që përvoja negative të perceptohet si pozitive. Megjithatë, studimet e kryera nga Healthline, NHS dhe WebMD tregojnë se përsëritja e frazave pozitive mund të aktivizojë sistemin e shpërblimit të trurit dhe të ndihmojë në uljen e ndjeshmërisë ndaj dhimbjes fizike dhe emocionale.

Përdorimi i vazhdueshëm i këtyre afirmimeve mund të ndihmojë gjithashtu në "riprogramimin" e trurit për të prirur më shumë ndaj mendimeve pozitive, duke kontribuar në një vetëvlerësim më të lartë dhe mirëqenie më të mirë mendore.

Edhe pse kjo metodë mund të mos funksionojë për të gjithë, është një përpjekje e thjeshtë dhe e lehtë për t’u provuar, veçanërisht në ditët kur ndiheni të demotivuar nga rrethanat e jashtme. Pra, pse të mos provoni të thoni: “Sot do të jetë një ditë e shkëlqyer”?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit