Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se furnizimi me ujë të papërpunuar nga Ibër-Lepenci është kthyer në normalitet, duke hequr kështu kufizimet që ishin vendosur si pasojë e sulmit që u bë në kanalin e ujit. Mirëpo, theksohet se uji është ende i papijshëm, deri në rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
“Ju njoftojmë se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali “Ibër Lepenac” është stabil, andaj furnizimi me ujë për konsumatorët është kthyer në normalitet. Kjo do të thotë se ne kemi anuluar kufizimet e ujit që kemi vendosur më parë.
VINI RE: UJI, ENDE TË MOS PËRDORET PËR PIJE DERI NË RAPORTIN E IKSHPK. I NJËJTI TË PËRDORET VETËM PËR HIGJENË.”, thuhet në njoftim.