Kasami: Çështjet e shqiptarëve janë në duar të sigurta

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.12.2024, 11:50

Më 11 dhjetor pritet që të mbahet seanca e Gjykatës kushtetuese për Ligjin për gjuhët, teksa opozita ka kritikuar pushtetin për këtë situatë.

Për këtë rast ka reaguar dhe kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, që siç tha, sa ishin në pushtet, nuk u interesuan për çështjet shqiptare por tani që erdhi koha e përgjegjësi.

Kasami tha se, sa i përket çështjes shqiptare, ajo mbrohet nga gardianët e vërtetë shqiptarë.

Reagimi i plotë:

“Sot kur Ali Ahmetit dhe familjarëve të tij ju ndal çezma nga buxheti i shtetit ju kujtuan çështjet shqiptare ndër të cilat edhe çështja e gjuhës shqipe!

22 vite në pushtet, Ali Ahmetit nuk i interesuan aspak as gjuha, as flamuri, as të burgosurit e pafajshëm të rastit “Monstra”, as ish-ushtarët e UÇK-së dhe asgjë shqiptare, sepse asokohe ai kujdesej vetëm se si të pasurohen familjarët e tij, e si të blejnë Qendra Tregtare, siç është SORAVIA!

E derisa ai pasurohej, çështja shqiptare dhe shqiptarët ranë në nivelin më të keq se në kohën e Millosheviqit!

E tani, kur erdhi koha e përgjegjësisë, e kur të korruptuarit e BDI-së duhet të përgatiten për në burg, Aliut ju kujtuan çështjet shqiptare.

Po un ju them se sa u përket çështjes kombëtare, Aliu dhe bashkëpunëtorët e tij, le të flejnë rehat sepse çështjet e shqiptarëve janë në duar të sigurta, e mbrohen nga gardianët e vërtetë shqiptarë.

A nëse nuk i zë gjumi për krimet që kanë bërë, atëherë me keqardhje them se nuk mund ti ndihmojmë as ne, por nuk do i shpëtojnë as planet e tyre për destabilizim.

KOHA PËR PËRGJEGJËSI”, tha Bilall Kasami.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit