Elbasani fole prostitucioni për kolumbianët e spanjollët, ushtronin aktivitetin në disa apartamente

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 07.12.2024, 11:49

Shtatë persona, përfshirë shtetas kolumbianë dhe spanjollë, janë arrestuar në Elbasan nën akuzën e ushtrimit të prostitucionit në një apartament të marrë me qira. Dy shtetas peruanë, të dyshuar si organizatorë, janë shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit janë sekuestruar para në vlerë prej 43,000 lekësh dhe 2,780 eurosh, të dyshuara si të ardhura nga kjo veprimtari, si dhe nëntë celularë.

Arrestimet u kryen në kuadër të një operacioni të koduar "Fee", organizuar nga autoritetet për të luftuar paligjshmërinë në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Të arrestuarit janë:

Dy shtetase kolumbiane, 22 dhe 19 vjeçe, të dyshuara për "Shfrytëzim prostitucioni".

Katër shtetase, dy spanjolle dhe dy kolumbiane, të moshave nga 27 deri në 36 vjeç, si dhe një shtetase venezueliane 38 vjeçe, të akuzuara për "Prostitucion".

Një tjetër shtetase venezueliane, 31 vjeçe, për të cilën ka nisur procedimi penal për "Prostitucion".

Dy shtetasit peruanë, një grua 23 vjeçe dhe një burrë 44 vjeç, të shpallur në kërkim, dyshohen për organizimin dhe shfrytëzimin e veprimtarisë.

Sipas hetimeve, këta persona kishin përshtatur ambiente të ndryshme në qytet për këtë veprimtari dhe ofronin shërbime kundrejt pagesave përmes promovimit në faqet online. Rasti është në proces hetimi nga Prokuroria, ndërsa vijojnë përpjekjet për gjetjen dhe arrestimin e dy personave në kërkim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit