Dy efektivë policie dhe një qytetar i thjeshtë janë heronjtë e ditës së sotme në Shkodër.
Kristi dhe Sameti kanë shpëtuar nga mbytja një 75-vjeçar në lumin Buna.
Dy efektivët e policisë janë hedhur në lumë dhe kanë shpëtuar të moshuarin që po mbytej.
Me ndihmën e një qytetari ata kanë nxjerrë të moshuarin në breg të lumit dhe më pas deri te rruga ku i priste ambulanca.
I moshuari është dërguar në spital me shenja jete, por ende nuk dihet saktesisht gjendja e tij dhe rrethanat që e shtynë të ndërmarrë një akt të tillë.