Një i ri shqiptar, Alban Troci, i cili jeton në Romë, ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të ndarë një nismë të jashtëzakonshme. Ai ka vendosur të dhurojë një vaskë të re, të dedikuar për personat me aftësi të kufizuara, e cila është blerë për rreth 2000 euro.
Albani shprehet se dëshiron ta dhurojë këtë vaskë dikujt në Shqipëri që ka realisht nevojë për të. E vetmja gjë që duhet të mbulohet nga përfituesi është kostoja e transportit, që llogaritet rreth 100 euro me autobusët që udhëtojnë nga Italia drejt Shqipërisë.
Në mesazhin e tij dërguar JOQ Albania, ai shprehet:
"Përshëndetje JOQ! Jam një djalë që jetoj në Romë. Kam një vaskë për njerëzit me aftësi të kufizuara 'invalid' dhe dua t’ja dhuroj dikujt në Shqipëri që mund t’i bëjë punë. Është e re. Është blerë gati 2000 euro, unë e dhuroj me gjithë qejf nëse dikush e do. Vetëm të paguajnë transportin nga Roma në Shqipëri, që kushton 100 euro me autobusët e linjës Itali-Shqipëri."
Të interesuarit mund të kontaktojnë me Albanin përmes profilit të tij në Facebook:
Ky është një shembull frymëzues i solidaritetit dhe humanizmit që meriton vlerësim të madh. Nëse e njihni dikë që mund të përfitojë nga kjo vaskë, mos ngurroni ta informoni për këtë gjest bujar.