Vrau gruan me çekiç, mesazhet tronditëse të Kastriotit për fëmijët në emër të saj

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.12.2024, 19:20

Janë zbuluar detaje të tjera tronditëse lidhur me vrasjen në Greqi, ku shqiptari Kastriot Cenko, vrau gruan e tij, Alba Cenkon dhe e mbajti të fshehur për një javë në papafingon e banesës së tyre.

Pas mesazheve që 39-vjeçari i kishte dërguar motrës së viktimës, janë zbuluar edhe mesazhet që ai u kishte dërguar djemve të tij, duke pretenduar se ishte nëna e tyre, dhe u kishte thënë se po largohej prej tyre dhe se ishte ndarë nga bashkëshorti.

Fjala “baba” përmendet shpesh në tekst, duke nënvizuar rëndësinë e rolit të tij pas vdekjes së nënës së fëmijëve.

“Fëmijë, mami iku, mori rroba, një valixhe, unë jam në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi. Prandaj, ki kujdes për vëllain tënd dhe dëgjo babin. Kur mami të mbledhë para dhe të përgatisë letrat, do të kthehem të të marr me vete. Për momentin do të shkoj larg, dhe me babanë jam ndarë, ndaj dëgjojeni të mos zemërohet dhe kujdesuni. Unë do t’ju telefonoj kur të mundem sepse nuk mundem dhe nuk kam ofertë. Ok, mos u shqetësoni, do të jem mirë dhe do të të marr kur të mundem. Ty dhe vëllanë tënd”, ka shkruar Kastriot Cenko nga celulari i gruas së tij.

Në mesazhe ai këshillon fëmijët vazhdimisht të jenë të kujdesshëm dhe të dëgjojnë të atin.

“Kujdesuni dhe dëgjoni babin në rregull fëmijë. Kur të mbaroj letrat dhe të mbledh paratë, do të vij të të marr ty, por deri atëherë tregohu i mençur të dëgjosh babin dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin. Të dua shumë, do të të telefonoj kur të mundem, ok dashuria ime .Tani nuk mund të flas. Do të jem mirë mirupafshim. Mos u shqetëso. Do të jem mirë mirupafshim. Edhe një gjë beb, babi nuk e di qe jam larguar, kur ai lexon mesazhin, i thoni do ta marr ne telefon qe te mos më marrë. Mirë? Ju puth”, është shkruar më tej në mesazhe.

“Zemër, meqë të thashë kur te mbledh leke për të rregulluar letrat do vij të marr ty dhe vëllain tënd. Mos u shqetësoni për këtë. Unë të dua shumë dhe do të të marr kur të mundesh, mirë fëmijë, lëre babin të thotë çfarë të dojë”, ka shkruar ai në mesazhe.

Dyshohet se krimi ka ndodhur për shkak të xhelozisë së Kastriot Cenkos ndaj bashkëshortes së tij 32-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në Ampelokipi, ndërsa dy djemtë, 9 dhe 12-vjeçar, flinin. Pas vrasjes, ai e mbështolli trupin e gruas me çarçaf dhe e fshehu në papafingo, ku qëndroi për një javë, derisa më 5 Dhjetor telefonoi policinë dhe rrëfeu krimin.

Dyshohet se fillimisht e goditi gruan me çekiç në kokë dhe më pas e mbyti me duar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit