Ulet kostoja e ndërtimit, shtrenjtohet metri katror i apartamenteve në Shqipëri

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.12.2024, 16:00

Kostot në sektorin e ndërtimit kanë pësuar ulje këtë vit, duke reflektuar një rënie të inflacionit në krahasim me vitin 2023.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), inflacioni në këtë sektor është regjistruar në 1.6%, nga 4.2% që ishte një vit më parë.

Një faktor kyç që ka kontribuar në uljen e kostove është rënia e çmimeve për lëndët e para dhe materialet e ndërtimit, përfshirë materialet elektrike.

Materialet e ndërtimit dhe materialet elektrike, janë zërat kryesorë që kanë ndikuar në uljen e kostove, pasi ato po blihen nga ndërtuesit më lirë. Ndërkohë, shpenzime për paga, energji e transport janë shtrenjtuar, por nuk kanë ndikuar në rritje domethënëse të kostove ndërtimore.

Për qytetarët që kërkojnë të blejnë apartamente, ulja e kostove në ndërtim është një lajm i mirë, por çmimi final i pasurive të paluajtshme do të varet nga shumë faktorë të tjerë. Kërkesa e lartë në treg, sidomos në zona si Tirana dhe bregdeti, si dhe taksat në fuqi, do të ndikojnë në çmimin e përgjithshëm, duke e bërë të vështirë uljen e çmimeve në këto zona të kërkuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit