Në orët e para të mëngjesit, oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë kryer një kontroll në banesën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Rreth orës 8, pesë oficerë të BKH-së, të pajisur me mandate kontrolli, janë shfaqur para shtëpisë së Veliajt. Ata kanë pritur për më shumë se një orë para se të mund të hyjnë në banesë për të realizuar kontrollet, dhe ndodhen ende aty.
Nga ana tjetër Veliaj nuk ndodhet në Shqipëri, pasi është në një vizitë dy ditore në Hamburg, Gjermani, ku është pritur për një takim nga Kryebashkiaku i Hamburgut, Peter Tschentscher.