Në marrëveshje mes Qeverisë dhe 60 kompanive, është miratuar vendimi për uljen e çmimeve për shportën konsumatore të festave të fundvitit, duke përmirësuar kështu standardin jetësor të qytetarëve, njoftojnë nga Qeveria.
“Në periudhën nga 15 dhjetor 2024 deri më 15 janar 2025, qytetarët kanë mundësi të blejnë 675 produkte të ndryshme me çmime të ulëta.
Produktet me çmime të reduktuara do të jenë të shënuara, ndërsa përveç kësaj, përmes faqes së internetit „mojakosnica.mk”, qytetarët mund të informohen për produktet e përfshira në këtë listë.
Qeveria ka treguar punë të përgjegjshme dhe të përkushtuar për një standard jetësor më të mirë.
Disa nga produktet ushqimore janë ulur me 10% ose më shumë, ndërsa kjo listë përfshin bukë dhe drithëra, produkte furrtarie, mish dhe produkte mishi, peshk, qumësht dhe produkte qumështi, ëmbëlsira, fruta dhe perime të freskëta, të ngrira dhe të konservuara, pije joalkoolike (me gaz dhe pa gaz), pije alkoolike (verë dhe birrë) dhe të tjera.
Gjithashtu, në periudhën e ardhshme lista mund të zgjerohet me produkte të tjera me çmime të ulëta.
Ky vendim është për t’u përshëndetur dhe synon që çdo familje të kalojë festat e Vitit të Ri në kushte dinjitoze”, njoftojnë nga Qeveria.