Bashkia Vlorë ka finalizuar një tender për instalimin e barrierave metalike mbrojtëse përgjatë rrugëve "Transballkanike" dhe "Ali Demi." Procedura e prokurimit, me numër reference REF-25481-10-18-2024, kishte një fond limit prej 22,499,885 lekë të reja pa TVSH (rreth 270 milionë lekë të vjetra me TVSH). Fituesi i shpallur është kompania FLED, në pronësi të Ferdi Marra, e cila ofroi një vlerë prej 20,416,300 lekë të reja pa TVSH (rreth 245 milionë lekë të vjetra me TVSH).
Kjo ofertë përfaqëson 90.7% të fondit limit, një përqindje e konsideruar shpesh si një sinjal i mundshëm për mungesë konkurrence të vërtetë. Në këtë tender morën pjesë gjithsej tre kompani, por një prej tyre ka dorëzuar një ofertë që ishte rreth 30 milionë lekë të vjetra më e ulët se ajo e kompanisë fituese. Megjithatë, oferta më e ulët nuk u shpall fituese, çka ka ngritur pikëpyetje mbi procesin e vlerësimit të ofertave.
Bazuar në sa më sipër ngrihen dyshime se tenderi mund të ketë pasur një fitues të paracaktuar, duke lënë hapësirë për manipulime në procesin e përzgjedhjes. Kjo mbështetet nga fakti se kompania fituese, ndonëse ofroi një vlerë të lartë, arriti të fitojë përballë një oferte më të ulët, një situatë që shpeshherë lidhet me vlerësime të diskutueshme ose kritere të favorizuara ndaj një subjekti të caktuar.
Për më tepër, këto procedura me përqindje kaq të afërta me fondin limit janë tregues të një tregu ku konkurrenca reale është minimale ose ku proceset administrative nuk janë mjaftueshëm transparente.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Kush meriton të quhet “Heroi i muajit Mars”?
Peshkatari që shpëtoi parashutistin në det
Një i moshuar, peshkatar i shpëtoi jetën ditën e djeshme një parashutisti grek që kishte rënë në det për shkak të një problemi teknik. Pavarësisht kushteve atmosferike, peshkatari nga Vlora mori gomonen e tij dhe doli në det për të shpëtuar parashutistin, i cili kishte mbetur i bllokuar në parashutë
431 Vota
Shqiptarja në Greqi që bashkoi Indritn me familjen
Një shqiptare në Kostur të Greqisë ndihmoi një bashkatdhetar të bashkohej me familjen pasi prej muajsh jetonte i vetëm në një shtëpi të braktisur e rrënuar në Mavrochori. Indrit Veseli prej muajit gusht jetonte në Greqi, pa patur asnjë kontakt me familjen apo ndihmë prej tyre. Falë publikimit në JOQ dhe ndihmës së shqiptares, Indrit u bashkua me familjen
83 Vota
Qytetari që shpëtoi shoferin që humbi ndjenjat në timon dhe u aksidentua
Një qytetar i shpëtoi jetën një shoferi i cili teksa lëvizte me makinë humbi ndjenjat dhe kontrollin e automjetit duke u aksidentuar. Ngjarja ndodhi në mes të Tiranës, por vetëm qytetari vrapoi duke kaluar rrugën për të shpëtuar shoferin, ndërsa të tjerët vazhduan rrugën e tyre sikur asgjë mos të kishte ndodhur
821 Vota
I riu nga Kavaja që shpëtoi nënë e bir nga qeni
Një nënë nga Kavaja falenderoi nëpërmjet JOQ një djalë të ri i cili e shpëtoi atë dhe djalin e saj nga kafshimi i një qeni endacak në rrugë.