Kushte skandaloze te Trauma: Çelësi i dritës pa kapak mbrojtës, lagështira ‘racion’ i çdo të sëmuri

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.12.2024, 21:30

Redaksia e JOQ Albania ka marrë një denoncim shqetësues nga një qytetar që tregon për kushtet e papranueshme higjienike dhe teknike në Spitalin Universitar të Traumës.

Në fotot e dërguara nga denoncuesi, shihet lagështira në mure me lagështirë dhe një çelës drite pa kapakun mbrojtës, duke krijuar një rrezik të lartë për kontakt me rrymën elektrike.

"Ja sa vlerë ka jeta e njeriut tek Spitali Ushtarak në pavione! Shkon të shërohesh, por mund të biesh në korent natën po të ndezësh dritën. Lagështira është 'racioni' i çdo të sëmuri tek Spitali i Traumës!" – shprehet denoncuesi.

Kushtet që shihen në fotot e denoncuesit janë një alarm i qartë për institucionet përgjegjëse. Lagështira që ka pushtuar muret rrezikon shëndetin e pacientëve, ndërsa priza e zhveshur përbën një kërcënim serioz për jetën e tyre.

Këto problematika, të cilat nuk përputhen me standardet bazë të kujdesit shëndetësor, i bëjnë qytetarët të ndihen të pasigurt edhe në ambientet ku ata shkojnë për t'u shëruar.

JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve përkatëse për ndërhyrje të menjëhershme për këtë situatë.

Një spital duhet të jetë një vend i sigurt për pacientët, jo një burim rreziku për jetën e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit