Një tërmet i fuqishëm është regjistruar pak minuta më parë në SHBA.
Raportohet se magnituda e tërmetit ka qenë 7.0 sipas shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ka qenë pranë brigjeve të Kalifornisë Veriore.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, tërmeti u regjistrua në orën 10:44 të mëngjesit me orën lokale.
Autoritetet kanë dhënë alarmin për tsunami.
Ende nuk ka të dhëna për persona të lënduar apo dëme të shkaktuara nga lëkundjet e fuqishme.