Korçë/ 47-vjeçari vdes gjatë seksit në makinë, arrestohet prostituta

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.12.2024, 17:51

Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij në Korçë, njoftoi policia një ditë më parë.

Pas hetimeve paraprake, autoritetet bëjnë me dije se viktima ka ndërruar jetë gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një grua kundrejt pagesës.

Sipas ekzaminimeve mjekoligjore të deritanishme, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një atak kardiak i shkaktuar nga hipertensioni.

Në lidhje me ngjarjen, është arrestuar 37-vjeçarja V. Sh., e cila akuzohet për veprën penale të “Prostitucionit”.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit