Ndryshimi i Amelias, pas ndihmës nga shqiptarët

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.12.2024, 16:31

8 muaj më parë, Amelia, një vajzë 7-vjeçare, po kthehej në shtëpi me gjyshin pasi kishte përfunduar shkollën. Pak metra larg shtëpisë, një makinë i goditi të dy. Gjyshi humbi jetën tragjikisht, ndërsa Amelia u shtrua me urgjencë në gjendje kritike.

Fatmirësisht, vogëlushja i shpëtoi rrezikut për jetën, por dëmet që pësoi ishin të rënda. Ajo qëndroi për muaj të tërë në spital, pasi kishte pësuar fraktura serioze në të dyja këmbët.

Amelia iu nënshtrua plot 32 ndërhyrjeve kirurgjikale, duke qëndruar në shtratin e spitalit, e paaftë për të ecur. Historia e saj u bë e njohur përmes emisionit “Për Shqiptarët”, ku prindërit e saj bënë thirrje për ndihmë.

Falë bamirësisë së mijëra shqiptarëve, vogëlushja u dërgua disa javë më parë për trajtim në spitalin ‘Bambino Gesu’ në Romë. Sot, Amelia është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po rikuperohet me sukses, duke shpresuar që së shpejti të ngrihet në këmbë dhe t’i rikthehet jetës normale në Shqipëri.

Buzëqeshja e saj është dëshmi e fuqisë së bamirësisë dhe mirësisë njerëzore, që mund të ndryshojë e shpëtojë jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit