Durmishi: Çmime më të lira për mbi 650 produkte në “Shportën e Vitit të Ri”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.12.2024, 14:41

“Pas më shumë se një muaj konsultimesh me biznesin, sot shpallëm “Shportën e Vitit të Ri”, të cilën e paralajmëruam për qytetarët gjatë festave të Vitit të Ri. Ndjej kënaqësi të madhe meqë kjo “Shportë e Vitit të Ri” është diçka shumë më ndryshe nga masat e deritanishme që janë miratuar me qëllim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve. Është ndryshe sipas asaj se në vend se ne si Ministri e Ekonomisë dhe Punës dhe Qeveria të marrim vendime për ngrirjen dhe kufizimin e çmimeve dhe marzheve, dhe zgjidhjeve të tjera jo të tregut në mënyrë që të ndikojmë në uljen e çmimeve të produkteve themelore ushqimore, në bashkëpunim me odat ekonomike me prodhuesit, shpërndarësit dhe tregtarët, sot kemi “Shportën e Vitit të Ri” që rezulton pikërisht nga”.

Këtë e tha ministri Besar Durmishi në prezantimin e sotëm të “Shportës së Vitit të Ri” në Qeverinë me kryetarin e Qeverisë Hristijan Mickoski. Ai theksoi se kjo iniciativë për “Shportën e Vitit të Ri” u iniciua nga prodhuesit, shpërndarësit dhe tregtarët e produkteve ushqimore dhe produkteve alkoolike dhe joalkoolike të cilët u ofruan të dorëzojnë listë të produkteve të tyre më të shitura gjatë festave të Vitit të Ri që do të shiten me aksion me çmime më të ulëta prej 10 e më shumë për qind.

“Shporta konsumatore e Vitit të Ri është ulje aksioni në çmimet e produkteve të caktuara ushqimore, pijeve alkoolike dhe joalkoolike që do të jetë e vlefshme për një muaj, respektivisht në periudhën nga 15 dhjetori i vitit 2024 deri më 15 janar të vitit 2025, një kohë kjo kur përfshihen disa festa. Me uljen e aksionit të çmimeve janë përfshirë produktet themelore ushqimore nga grupe të ndryshme të produkteve (bukë dhe drithëra, produkte buke, mish dhe përpunime të mishit, peshk, qumësht dhe produkte të qumështit, produkte konditore, fruta dhe perime të freskëta, të ngrira dhe të konservuara, pije joalkoolike (të gazuara dhe të pagazuara), pije alkoolike (verë dhe birrë), etj”.

“Grupet e produkteve u përmblodhën në Listën e produkteve ushqimore në rangun e mbi 675 produkteve, të ofruara nga gjithsej 60 kompani dhe prodhues e shpërndarës”, tha ministri Durmishi dhe theksoi se produktet në listë që do të ofrohen në raftet e zinxhirëve tregtare, do të shënohen me një afishe dhe logon “Më pak harxhime, më shumë për ty”.

Ai theksoi se me qëllim të promovimit të gjerë të iniciativës “Shporta e Vitit të Ri”, në mënyrë që qytetarët të mund të njoftohen me produktet që janë ofruar në Listë nga prodhuesit dhe shpërndarësit, do të ekzistojë ueb-faqe e veçantë “mojakosnica.mk”.

“Lista e produkteve ushqimore nuk është përfundimtare, ajo mund të plotësohet vazhdimisht me produkte të reja dhe kompani të reja para se të fillojë aksioni i “Shportës së Vitit të Ri”, si dhe gjatë kohëzgjatjes së aksionit”, tha Durmishi, duke shtuar se ky është aksion që rezulton pikërisht nga kompanitë që tregojnë përgjegjësinë e tyre shoqërore gjatë festave të Vitit të Ri dhe do të ofrojnë produkte më të lira për qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit