Ky është versioni më i ri i humanoidit Neo, i cili është projektuar për të ndihmuar në punët e përditshme të shtëpisë. Roboti mund të lajë rrobat, të hekurosë dhe të kryejë detyra të tjera shtëpiake.
Përveç funksioneve praktike, Neo është një shoqërues i shkëlqyer. Me të mund të zhvillosh biseda interesante, t’i mësosh gjëra të reja dhe të kalosh kohë argëtuese. Teknologjia e tij e avancuar e bën të mundur që ta komandosh në distancë.
Nëse je larg shtëpisë, mund të lidheni me Neo për të kryer detyra të vogla, si ushqyerja e maces, mbyllja e dritareve ose kontrollimi i gjendjes së përgjithshme në shtëpi. Kjo inovacion premton të sjellë një mënyrë të re dhe emocionuese jetese në vitet e ardhshme.