Brian Thompson, CEO i kompanisë më të madhe të sigurimeve “UnitedHealthcare”, u ekzekutua këtë të mërkurë në Manhattan.
Ngjarja ndodhi jashtë hotelit “Hilton”, ku Thompson po hynte për të marrë pjesë në një konferencë investitorësh. Sipas mediave, ai u qëllua me armë nga një autor i maskuar, i cili kishte pritur në fshehtësi për ta kryer sulmin.
Thompson u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda. Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin e atentatit, duke konfirmuar se sulmuesi kishte vepruar me qëllim dhe precizitet të lartë. Autoritetet besojnë se Thompson ishte shënjestra e drejtpërdrejtë e këtij sulmi.