Gropa e vdekjes në Tiranë, prej ditësh nuk është marrë asnjë masë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.12.2024, 20:01

Një qytetar ka denoncuar një gropë të hapur pranë ish-Doganës në Tiranë, e cila është lënë e hapur për më shumë se një javë dhe paraqet rrezik serioz për këmbësorët dhe ata që përdorin bicikleta.

Sipas denoncuesit, kjo gropë është e thellë dhe mund të shkaktojë aksidente të rënda, sidomos për ata që nuk e njohin mirë rrugën. Pavarësisht se zona është e frekuentuar, nuk ka asnjë paralajmërim për kalimtarët.

I bëjmë thirrje Bashkisë së Tiranës që të ndërhyjë sa më shpejt për mbylljen e gropës dhe vendosjen e shenjave paralajmëruese, në mënyrë që të parandalohet çdo aksident.

"Pershendetje JOQ. Grope vdekje eshte per ata qe s'e njohin rrugen, me bicikleta ose kembesor... Publikojeni pak kete rast nese mundeni... Kane 1 jave qe e kane lene kete gropen hapur ketu tek Kastrati afer doganes", shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit