Dy kapitenë të Premier League refuzojnë mbajtjen e shiritit LGBTQ+

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.12.2024, 19:34

Federata e Futbollit në Angli ka vendosur që shiritat e kapitenëve në ndeshjet që ajo organizon të jenë me ngjyrat e ylberit, për të treguar mbështetje për komunitetit LGBTQ+.

Ndërkohë që shumica e kapitenëve e mbështetën këtë iniciativë, dy prej tyre shkaktuan diskutime. Sam Morsy, kapiteni i "Ipswich Town", refuzoi ta mbante shiritin me ngjyrat e ylberit për arsye fetare. Morsy, i cili është mysliman, i vetmi nga 20 kapitenët që nuk pranoi ta mbante shiritin.

Klubi "Ipswich Town" e mbështeti vendimin e Morsy, duke theksuar përkushtimin e tij për të qenë një klub plotësisht përfshirës dhe mbështetje për komunitetin LGBTQ+. Përmes një deklarate, "Ipswich Town" nënvizoi se klubi e respekton vendimin e kapitenit të tij, por gjithashtu mbështet fushatën e "Rainbow Laces" dhe promovimin e barazisë dhe pranimit.

Nga ana tjetër, Marc Guehi, kapiteni i "Crystal Palace" dhe i krishterë i devotsh1ëm, e mbajti shiritin e ylberit, por shkroi frazën "Unë e dua Jezusin" mbi të, një veprim që mund të sjellë sanksione për të. Sipas rregullave të Federatës Angleze të Futbollit (FA), është e lejuar të mbahen shiritat si ai me ngjyrat e ylberit, por ndalohen sloganet ose deklaratat fetare, politike ose personale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit