Këtë të martë, disa pjesëtarë të një bande, mes tyre një shqiptar, të dyshuar për vjedhje tentuan t’i arratiseshin policisë italiane.
Shqiptari i cili ra në prangat e policisë, mbrëmjen e djeshme kishte marrë pjesë në një seri vjedhjesh të disa shtëpive në Cassinate, në zonën midis San Vittore del Lazio dhe Rocca d’Evandro.
Banda lëvizte me një mjet “Opel Mokka”, që e braktisën gjatë ndjekjes policore. Ende nuk dihet numri i personave që ishin brenda në të, sepse vetëm shqiptari u arrestua.
Shqiptari ndodhet në paraburgim. Ndërkohë pritet që hetimet të identifikojnë edhe bashkëpunëtorët e tij.