Një person është gjetur i pajetë në automjetin e tij këtë pasdite, në qytetin e Korçës.
Bëhet fjalë për qytetarin me inicialet C. M., 45 vjeç, i cili u gjet në lagjen nr. 10, në një rrugë dytësore pranë unazës së qytetit juglindor.
Sipas raportimeve të autoriteteve, nga kontrolli fillestar i trupit nuk janë vërejtur shenja dhune, duke ngritur dyshime për një vdekje natyrale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.