I riu mashtrohet nga vajza në Tiranë: I vjedh 300 € në dhomën e hotelit!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.12.2024, 17:24

Një i ri shqiptar, me banim në Itali, ka raportuar një rast mashtrimi në Tiranë, ku një vajzë që kishte njohur në rrjetet sociale e mashtroi duke i vjedhur 300 euro. Sipas tij, me vajzën ishte njohur në rrjetet sociale, ku i kishte thënë se ishte e divorcuar, kishte një fëmijë dhe kalonte shumë vështirësi.

Ajo e ftoi në Tiranë dhe ata kaluan disa orë së bashku në një club në Bllok dhe më pas morën një taksi për të shkuar në një hotel.

Mirëpo, kur i riu shqiptar doli nga dushi, ai nuk e gjeti vajzën dhe kuptoi se ishte vjedhur. Vajza kishte hapur çantën dhe kishte marrë portofolin dhe 300 euro që ishin brenda. Më pas, ai takoi një shok, i cili i tha se nuk ishte i vetmi që kjo vajzë kishte mashtruar, duke e pasur një histori të ngjashme me disa persona të tjerë.

Këtë ia kishte thënë edhe roja i hotelit. Ai u bën thirrje të gjithë të rinjve të kenë kujdes nga këto vajza.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit