Aktakuzë ndaj një personi nga Shkupi, shfrytëzoi tokën shtetërore për parking privat

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.12.2024, 19:36

Pas zhvillimit të procedurës paraprake, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi fizik dhe një personi juridik për veprën penale “uzurpim i patundshmërive”.

“I akuzuari 47-vjeçar, pronar dhe menaxher i personit juridik të kallëzuar, ka marrë në posedim pronën e dikujt tjetër – tokën prapa Shtëpisë së Shëndetësisë në Shkup – Poliklinika Bitpazar. I akuzuari ka shfrytëzuar tokën shtetërore, të cilës i është dhënë e drejta e shfrytëzimit të qendrës shëndetësore dhe e dhënë si pronë në përdorim të përgjithshëm në Planin e Detajuar Urbanistik të Komunës së Çairit, si vend parkimi të improvizuar. Në emër dhe shpenzime të personit juridik ka vendosur një rampë dhe një pikë grumbullimi dhe ka angazhuar një person për inkasimin me çmim prej 50 denarë për 90 minuta shfrytëzim, duke kufizuar dhe kontrolluar hyrjen dhe daljen e tokës”.

“Së bashku me aktakuzën, prokurori publik në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim të veçantë për caktimin e masës së sigurimit ndalim për kryerjen e disa aktiviteteve të punës, përkatësisht ndalim për shfrytëzimin e tokës në fjalë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit