Një mesazh falënderimi ka mbërritur në redaksinë e JOQ nga punonjësit e policisë në Shkodër, të cilët shprehin mirënjohjen për ndërhyrjen dhe publikimin e denoncimeve të tyre lidhur me mospagesën e orëve të natës dhe kushteve të punës. Falë publikimit të rasteve në këtë platformë, një pjesë e problemeve të tyre më në fund kanë marrë zgjidhje.
“Me në fund, orët e natës për muajt e prapambetur janë paguar,” shkruan një prej punonjësve të policisë, duke shtuar se ndonëse situata nuk është zgjidhur plotësisht, “gjysma e së keqes është normalizuar.” Ata theksojnë gjithashtu se ende presin pagesën e orëve suplementare dhe rregullimin e kompensimit për ushqimet, por janë optimistë që edhe këto çështje do të marrin zgjidhje në vazhdim.
Denoncimet fillestare, të cilat ngjallën reagime të shumta nga opinioni publik, theksonin vonesat e gjata në pagesën e orëve të natës dhe mungesën e trajtimit të duhur për policët që shërbejnë në kushte të vështira. Publikimi i këtyre rasteve në JOQ nxiti autoritetet të ndërmarrin veprime për të adresuar problemet e ngritura. A do të vazhdojnë autoritetet të zgjidhin plotësisht kërkesat e policisë? Kjo mbetet për t’u parë.
Në vijim mesazhi i mbërritur në redaksinë tonë: